UBT

Schieb: Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive, publikisht e prapa dyerve të mbyllura

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është një prej çështjeve më kryesore në agjendën politike të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

Schieb ka thënë se tashmë dialogun është duke e ndërmjetësuar Bashkimi Evropian dhe se Gjermania mbështet fuqishëm punën e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

“Tashmë kemi një format të dialogut Beograd Prishtinë që ndërmjetësohet nga emisari special i BE’së, Miroslav Lajcak, dhe Gjermania është pjesë e BE’së dhe mbështet një format të tillë dhe çdo gjë që ekipa e Lajçak ndërmerr”, ka shtuar diplomati gjerman.

Schieb ka thënë se Gjermania mbështet procesin dhe thotë se për një gjë të tillë do ta shfrytëzojnë edhe presidencën gjermane.

FIDANISHTJA

I pyetur se në çfarë aspekti do ta shfrytëzojnë presidencën, Schieb ka shpjeguar se “ gjermania inkurajon të dy palët që publikisht apo prapa dyerve të mbyllura, që të jenë konstruktive në dialog”.

Ambasadori gjerman ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, meqë i gjithë zhvillimi i rajonit varet nga një çështje e tillë.

“Do të jetë një hap i madh përpara drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian. Do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë”, ka thënë tutje Schieb./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.