UBT

Schausberger: Lutfi Haziri e prezantoi mjaft mirë Kosovën në Bruksel

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Bruksel është mbajtur të mërkurën konferenca për ditën e zgjerimit të pushtetit lokal, e organizuar nga Komiteti i Regjioneve, në kuadër të Bashkimit Europian, në të cilin ka marrë pjesë një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka prezantuar para panelistëve arritjet e qeverisjes lokale në regjion, lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar, siç është projekti për valorizimin e zejeve tradicionale Gjilan-Çair, i cili është financuar nga Komisioni Europian dhe projekte tjera.

“Fillimisht, dua ta falënderoj Komisionin Europian për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në tërësi dhe Gjilanit në veçanti, e të cilat kanë rezultuar tejet të suksesshme. Për shembull, nga projekti i bashkëpunimin ndërkufitar që është realizuar së bashku me Komunën e Çairit të Maqedonisë, kanë përfituar përmes granteve 28 zeje gjilanase, duke iu ndihmuar në funksionimin e suksesshëm të veprimtarive të tyre me anë të konferencave, seminareve të përbashkëta, aktiviteteve të tjera promovuese”, ka thënë Haziri.

Më tej, në fjalën e tij, Haziri ka thënë toleranca politike, ndër-etnike dhe ndër-fetare, bashkëpunimi ndërkufitar dhe vetëqeverisja lokale, e bënë Gjilanin qytet shembull në regjionin e Europës juglindore.

ARKATANA

Nga ana e tij, kryesuesi i Komitetit Konsultativ, Franz Schausberger, tha se bashkëpunimi i Kosovës dhe Komitetit të regjioneve, po merr një kahje të mirë, pasi që kjo e fundit është drejtuar kah Bashkimi Europian.

Ai ka lavdëruar kryetarin e Gjilanit për përfaqësimin “mjaft të mirë të Kosovës në këtë konferencë”.
“Mendoj që përfqësimi i Kosovës këtu ishte mjaft i mirë. Njëri nga kryetarët e Komunave z. Haziri, na dha informata të shumta dhe ne kemi nevojë të dimë më shumë për Kosovën. Pra, është mirë të participoni. Mendoj që kryetarët e komunave të Kosovës duhet të vizitojnë vendet e tjera dhe t’u tregojnë për udhëheqjen, ngase raportimi nga mediat dhe të tjerët, nuk është gjithmonë më i miri”, ka thënë Schausberger.

Përveç tjerash, në fjalën e tij, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova ka vuajtur dhe po vuan nga pasojat e euroskepticizmit, duke shtuar se Kosova duhet të përjashtohet nga tendencat e ndryshme që po i bëhen asaj dhe Ballkanit perëndimor.

Ndryshe, në vjeshtën e këtij viti, ky panel pritet të vije në Gjilan për të parë nga afër punën e bërë, me ftesë të të parit të kësaj Komune, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.