SC Gjilani zhvillon ndeshjen për të bërë histori
Skuadra e Gjilanit do të zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit, që nga themelimi i saj.
SC Gjilani do të ballafaqohet me APOEL Nicosia në kuadër të rundit të parë kualifikues në Evropa Ligë.
Në këtë ndeshje SC Gjilani do ti mungojnë tre sulmues, Shend Kelmendi, Keita Razak dhe Tomislav Busiç.
Ndërsa, të rikthyer për këtë ndeshje do të jenë dy futbollistët, Jakcson Ferreira dhe Keita Aziz, të cilët nuk luajtën në ndeshjen e fundit.
Gjilani – APOEL zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 dhe Radio Televizioni i Kosovës ka konfirmuar që do ta transmetojë këtë ndeshje./rajonipress/


