SC Gjilani zgjedhë stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas për ndeshjen me Trepçën’89
SC Gjilani pas dënimit të shqiptuar nga Komisioni Disiplinor në FFK, është detyruar që dy ndeshjet e saj me Trepcën’89 e Ferizajin si nikoqirë ti zhvillon jashtë qytetit të tyre, kështu që SC Gjilani ka zgjedhur stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas për të zhvilluar ndeshjen kundër Trepçes’89.
Dënimi vjen pasiqë disa shikues të pandërgjegjshëm kanë sulmuar pas ndeshjes arbitrin anësor, Meriton Berishën.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe vetë zyrtarët e SC Gjilanit në faqen e saj të klubit, duke theksuar:
Sport Club “Gjilani”, ju njofton se ditën e djeshme ka pranuar dënimin e vendosur nga Komisioni Disiplinor, i Federatës së Futbollit Kosovës, që dy ndeshjet e radhës të parapara të zhvillohen në Gjilan, ku skuadra jonë detyrohet që këto dy ndeshje ti zhvilloj jashtë stadiumit “Agim Ramadani-Katana”, të Gjilanit dhe pa praninë e tifozëve.
Bëjmë të ditur se ndeshja kundër Trepçës 89′, do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku pas kërkesës sonë kemi hasur në përgjigje pozitive nga, Klubi i Futbollit “Feronikeli”, që ndeshjen kundër ekipit mitrovicas ta zhvillojmë në stadiumin e tyre, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë e ofruar nga ta.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Trepçës 89′, zhvillohet ditën e nesërme( e diele), me fillim nga ora 14:00, e vlefshme për javën e 12-të kampionale, në Ipko Superligë.
SC Gjilani
Gjilan, 26 Tetor


