Eko Higjiena

SC Gjilani vazhdon me fitore

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar formën e saj të mirë, duke shënuar një fitore minimale por tepër të vlefshme kundër Drenicës me rezultat 1-0.

Skuadra e Gjilanit gjatë gjithë takimit ishte skuadër më e mirë, dhe me plot meritë shënoj fitore.

Golin e vetëm në ndeshje skuadra e Gjilanit e shënoj në minutën e 11, pas një harkimi të Keita Aziz, më së miri në zonë është gjendur sulmuesi Darko Nikaq, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë.

RCCOLA

Drenica pati një rast shumë të mirë në minutën e 62, por topin e goditur nga Dumani e priti transversalja.

Me ketë fitore Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 23 pikë të tubuara nga 12 ndeshje të zhvilluara./rajonipress/