FIDANISHTJA

SC Gjilani U-13 Fidanishte e futbollistëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zyrtarët e SC Gjilanit që nga viti 2020 në plan programin e tyre të klubit ka aktivizuar të gjitha kategoritë e futbollistëve për të nxjerr talent që pas një kohe për të mbajt barrën e skuadrës së parë.

Këtë qëllim me mjaftë sukses po arrin me grupmoshat e reja e kësaj radhe po dallojmë grupmoshat U-13 të moshave 2009-2010 të cilët po marrin rezultate tejet të mira

Më meritori për këto rezultate padyshim është trajneri Fidan Qarolli i cili përpos që ka Fakultetin e Shkencave Sportive Master në Prishtinë, Qarolli është i pajisur edhe me Licencën B te trajnerit.

Trajneri me perspektiv Fidan Qarolli po dëshmon me rezultatet e arritura me këto grupmosha duke nxjerr talent që nesër do të mbajnë barrën kryesore në futbollin e Kosovës por edhe më gjerë.

Mobi Casa

“Jam shumë i kënaqur me përformancën e futbollistëve këta futbollist janë të kategorisë së Fatosave U13 në këtë kampionat nga 9 ndeshje të cilat kemi përfunduar edicionin vjeshtorë kemi arritur 7 fitore një barazim dhe një humbje me gol dallim 21-5 djelmoshat kanë treguar kulturë të lartë sportive angazhim, disiplinë, por mbi të gjitha kanë treguar kualitet duke na dhënë shpresë se këta futbollist me kalimin e kohës do të bëjnë emër në futbollin e Kosovës” është shprehur trajneri Fidan Qarolli.

“Fatosat” e SC Gjilani U-13 numërojnë rreth 45 futbollist por gjatë 9 ndeshjeve të zhvilluara trajneri Qarolli ju ka dhënë mundësi 32 futbollistëve të djersitin fanellën. “Qëllimi ynë është që çdo futbollisti t`ju japim mundësinë për të treguar potencialin e tyre ne nga 9 paraqitje në këtë edicion ju kemi dhënë mundësin 32 futbollistëve ndërsa edhe të tjerët në edicionin pranveror do të kenë mundësin për të treguar potencialin e tyre ne të gjithë futbollistët i trajtojmë njësoj dhe për këtë arsyje futbollistët janë të kënaqur dhe japin gjithçka nga vetja” thekson 36 vjeqari trajneri Qarolli.

Për trajnerin Qarolli të gjithë futbollistët e tij janë njësojë ai e pat shumë vështirë të dallon njëri nga ata por kësaj radhe u përqendrua në tre futbollist për mesfushorin Muhamet Shabanin, mbrojtësin Olti Biqkaj e sulmuesin Ylli Kajtazi të cilët për momentin po tregojnë formë më të lartë se të tjerët por të gjithë futbollistët i ka të njëjtë dhe krenohet me fidanishten e futbollistëve të tij në SC Gjilani U13./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.