ARKATANA

SC Gjilani përforcohet me tre futbollist

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku dhe Drin Govori, janë futbollistët të cilët sot kanë nënshkruar kontrata me skuadrën e SC Gjilanit.

Për Qëndrim Dautajn do të jetë një rikthim në skuadrën e Gjilanit, me mesfushorin i cili së fundmi u paraqit në fanellën e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.

Ardhja tjetër në skuadrën e Gjilanit është Ardin Dallku, i cili pozitën e tij e ka mbrojtës qendre, mirëpo ai gjithashtu luan edhe si mbrojtës i krahut. Dallku në skuadrën e Gjilanit vije nga kampionati i Maqedonisë së Veriut, ku kishte luajtur në skuadrën e Shkëndisë nga Tetova.

Hidromorava

26 vjeçari, Ardin Dallku, paraqitje kishte bërë edhe në kampionatin Ukrainas me Vorskla Poltavën, ku ishte paraqitur për 3 edicione dhe gjithashtu me Përfaqësuesen e Kosovës, ku ka 2 paraqitje me fanellën Dardane.

Përforcimi tjetër i skuadrës së eshtë mbrojtësi i majtë Drin Govori.

Govori 21vjeç para se të nënshkruante me skuadrën e Gjilanit ishte pjesë e Skëndërbeut në Shqipëri. Govori është futbollist i dalur nga shkolla e futbollit të 2 Korrikut, ku karrierë ka bërë nëpër disa skuadra brenda Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.