ARKATANA

SC Gjilani në gjumë të thellë dimëror

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në stadiumin e qytetit në Gjilan në derbin e javës së 17-të, Gjilani ka pësuar humbje ndaj Prishtinës me rezultat 0-3.

“Bardhëkuqet” e Gjilanit edhe njëherë dëshmuan se janë në një krizë të thellë si të rezultateve po ashtu edhe të lojës gjatë 90 minuta.

Në ndeshjen e sotme në tribuna ishte ish-trajneri i Gjilanit nga Vlora, Gentjan Mezani, i cili para sa ditësh kishte dhënë dorëheqja nga gjilanasit. Në tribuna u pa edhe trajneri Bylbyl Sokoli se a ka diçka në mes Gjilanit dhe trajnerit Sokoli pritet në ditët në vazhdim për tu parë.

Për skuadrën e Gjilanit njiherit ishte humbja e katër me radhë, dhe është për tu befasuar me një fond kaq të pasur të futbollistëve gjatë 90 minutave vetëm një herë kanë rrezikuar portën e portierit Haxho, e këtë e bëjnë në minutën e 68-të, kur Qyrbja godet nga 18 metra por portieri Haxho ja mohon golin.

Futbollistët e Prishtinës me plot meritë e fituan këtë derbi, “Kryeqytetasit” golin e epërsisë e shënojnë në minutën e 42-të, Krasniqi harkon e me kokë kapiteni Kastrati në vend të dëbon topin jashtë zonës ai mposht portierin e tij Koliqin me kokë duke shënuar autogol.

ARKATANA

Tre minuta më vonë në atë 45-të, Makenda harkon nga e djathta e më së miri gjendet Leotrim Kryeziu, i cili nga afërsia shënon në portën e Koliqit për të realizuar në 0-2.

Goditjen vendimtare musafirët e bëjn në minutën e 83-të, Veliu shkakton faull ndaj Makendën brenda 16-metërshit, duke shkaktuar penalti të cilin e realizon Fabian Lilaj për rezultatin 0-3.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani, ka deklaruar.
“Futbollistët dhanë maksimumin në këtë fushë të vështirë, ndeshjen e menaxhuam mirë dhe kur nuk pëson ndihesh mirë, këtë fitore ja dedikojmë kapitenit tonë i cili dje pati një lëndim në stërvitje”.

Ndërsa trajneri i Gjilanit Sallah Sherifi nuk u prononcua lidhur me ndeshjen.

Në javën e 18-të, Gjilani takohet me Besën në Pejë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.