FITORJA

SC Gjilani kompleton strukturat udhëheqëse në klub

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Bardhekuqët” e Gjilanit si asnjëherë më parë janë përvjelur që kampionatin e ri të Superligës së Kosovës në futboll ta presin sa më të organizuar, duke ditur se synim i vetëm në këtë kampionat është titulli i kampionit të Kosovës, çdo rezultat tjetër për Gjilanin do të ishte dështimi më i madh që nga formimi i saj.

Klubi i SC Gjilanit në rrjetin e tyre social në ‘facebook’, kanë bërë këtë njoftim për media:

Sport Club “Gjilani” njofton se do të nis fazën përgatitore për edicionin e ri më datë 25 Qershor. Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 17:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun.

Eco Higjiena

Gjithashtu, SC Gjilani bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.

Në skuadër janë afruar futbollistët: Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa, ndërkohë nga huazimi janë rikthyer Petrit Terziu, Albin Halimi, Qëndrim Ismajli dhe Muhamed Dubova. Klubi po punon në afrimin e futbollistëve të rinj sipas kërkesave të stafit teknik dhe konfirmon që afati kalimtar mbetet i hapur edhe më tej.

Klubi ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik. Departamentin sportiv të klubit e plotëson Drilon Sylejmani, i cili është emëruar në pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm dhe afrimi tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe në aspektin menaxherial. Ndryshimet e reja priten të prezantohen para ekipit në fillimin e fazës përgatitore.
Ju faleminderit për vëmendjen!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.