SC Gjilani: Jemi kundër çdo akti të dhunës në stadiumet tona
SC Gjilani në komunikatën e saj, lëshuar pas incidentit në fund të ndeshjes së javës së 11-të, në ballafaqim me Llapin, ka theksuar se janë kategorikisht kundër çdo dhune, ata njiherit i kanë kërkuar opinionit futbolldashës falje për skenat e pahijshme.
Në komunikatën e SC Gjilanit më tepër thuhet:
Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.
Klubi dënon ashpër aktet e dhunës të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngjajnë as për së afërmi kulturës së mikpritjes ndër vite. Ne si klub jemi kategorikisht kundër ç’do akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjet i joni për arritjen e qëllimeve të klubit.
Ne ftojmë organet e drejtësisë të merret me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë.
Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportive u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër.
SC Gjilani,
23 tetor, 2019


