ARKATANA

SC Gjilani i’a bën “bajat” skuadrës Ruse, i tregon se është nga shteti i pavarur Kosova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

SC Gjilani sot ka zhvilluar ndeshjen miqësore me skuadrën Ruse te Ligës së dytë, Yenisy Krasonyarsk, duke ngadhënjyer me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga futbollisti boshnjak Darko Nikaç.

Me skuadrën Ruse lindi një problem ashtu siç jemi mësuar tani, skuadra Ruse e konsideroj SC Gjilanin skuadër e cila vjen nga shteti i Serbisë, por për një gjë të tillë “bardhekuqët”, reaguan ashpër duke kërcënuar me ndërprerje të ndeshjes.

GRANDEMALL

Gjilanasit kërkuan që skuadra e tyre të pranohet që i takon shtetit të Kosovës e jo Serbisë, ashtu siç ishte e nënshkruar në kontratë.

Njeriu i parë i SC Gjilanit, Florim Zuka, lidhur me këtë incident ka deklaruar.
“Jemi mësuar nga sllavo-rusét që shtetin e pavarur të Kosovës mos ta njohin dhe të bëjnë probleme, nuk e di a e kanë bërë me vetëdije apo pa vetëdije, por ne e detyruam qe skuadrën tonë ta njohin si skuadër të shtetit të pavarur të Kosovës dhe për këtë jam i lumtur dhe po tregojmë se skuadra jonë është profesioniste me futbollist e staf të mrekullueshëm”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.