Fundamenti

SBASHK-u në ‘luftë’ me MASHT-in

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-i) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK-u) kohëve të fundit nuk janë duke komunikuar mes vete. Ky moskomunikim ka ardhur pas vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës. Situata e krijuar në arsim është konsideruar e dëmshme për nxënësit, shkruan Gazeta “Zëri”.

Vendimi i marrë në fund të muajit shkurt të këtij viti nga Ministria e Arsimit, që mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura për shkak të grevës, nuk i ka pëlqyer SBASHK-ut, i cili ka paralajmëruar një grevë të re.

United Hospital

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi që t’i ulë tensionet dhe ta tërheqë vendimin e tij për kompensim të orëve të humbura. Ai ka thënë për “Zërin” se mësimdhënësit duhet të vendosin vetë nëse do ta kompensojnë mësimin e humbur.

“Komunikimi me MASHT-in ka kohë që nuk zhvillohet. Ne i qëndrojmë vendimit të Këshillit Drejtues. Ne kemi paralajmëruar grevë nëse vazhdojnë me presione. E mira do të ishte që ministri t’i ulë tensionet, ta tërheqë vendimin që e ka marrë dhe pastaj ne t’ua lëmë vetë mësimdhënësve që ata nga aspekti moral të shohin se a do të duhet ndonjë ditë për ta plotësuar mësimin, në mënyrë që nxënësit t’i arrijnë njohuritë e mjaftueshme për këtë vit shkollor”, ka thënë ai. Jasharaj ka thënë se Ligji për Greva nuk i obligon ata t’i kompensojnë orët e humbura, derisa ka bërë të ditur se tashmë kanë bërë edhe padi ndaj vendimit të ministrit Bytyqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.