Uji Dea

SBASHK-u, në Kamenicë e shqetësuar me idenë e reformës në arsim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Mbyllja e shkollave do të nxisë shpërnguljen e mëtejme të qytetarëve në drejtim të qyteteve të tjera ose edhe në vendet e perëndimit. Në fund deklarojmë, se me të gjitha format sindikale, do të punojmë që të parandalojmë të ashtuquajturat reforma të tilla të cilat nuk janë në interes të punëtorëve arsimor, nxënësve, prindërve dhe shoqërisë në përgjithësi thuhet në reagimin e SBASHK-ut në Kamenicë të nënshkruar nga Kushtrim Biqkaj.

Komunikata e plotë e SBASHK-ut

Duke u bazuar në takimin informues, rreth idesë për reformën në arsim me Kryetarin e Komunës z.Qëndron Kastrati, më 03. 06. 2019, ora 16:30, në sallën e Kuvendit Komunal, Kamenicë, ne Sindikata Komunale kemi mbajtur dy takime në lidhje me këtë çështje. Takimi i parë është mbajtur më 06.06.2019 (ku prezent ka qenë edhe kryetari i SBASHK-ut z.Rrahman Jashari), ndërsa takimi i dytë është mbajtur më 10.06.2019 ku secili kryetar i Shoqatës Sindikale ka dhënë qëndrimet e anëtarësisë së shkollës të cilën e përfaqëson. Duke u bazuar në qëndrimet e anëtarësisë dhe mbështetjen që kemi marr nga kryetari i SBASHK-ut, lëshojmë këtë komunikatë për media.

Jemi të shqetësuar për idenë e kësaj reforme, me anën e së cilës parashihen mbyllja e shumë shkollave të Komunës Sonë, e si pasoj shumë mësimdhënës do të humbin vendin e tyre të punës, edhe pse kanë dhënë kontribut në arsim me vite të tëra.

RCCOLA

Reformat në arsim janë gjithmonë të mirëseardhura, por jo në formën e tillë, ku preket rënd dinjiteti i mësimdhënësve, që pas humbjes së vendeve të tyre të punës, të presin para organeve komunale për ofrimin e zgjidhjeve alternative, të cilat nuk bazohen në ligjin për Arsimin Parauniversitar e as në Kontratën Kolektive për Arsim.

Mbyllja e shkollave në të cilat me vite të tëra janë edukuar dhe arsimuar shumë gjenerata është një absurditet në vete. Të arriturat në arsimin dhe edukimin në komunën tonë janë mjaftë evidente, dhe në bazë të shumë parametrave arsimi në Komunën e Kamenicës qëndron shumë më mirë në krahasim me komunat tjera, edhe përkundër investimeve shumë të vogla, nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Komunale.

Zëri ynë, përveç në aspektin sindikal do të jetë edhe në aspektin intelektual, se asnjë fshat nuk guxon të mbetet pa institucion të dijës. Mbyllja e shkollave do të nxisë shpërnguljen e mëtejme të qytetarëve në drejtim të qyteteve të tjera ose edhe në vendet e perëndimit.
Në fund deklarojmë, se me të gjitha format sindikale, do të punojmë që të parandalojmë të ashtuquajturat reforma të tilla të cilat nuk janë në interes të punëtorëve arsimor, nxënësve, prindërve dhe shoqërisë në përgjithësi thuhet në reagimin e SBASHK-ut në Kamenicë të nënshkruar nga Kushtrim Biqkaj./rajonipress/