Mobi Casa

SBASHK-u kërcënon Qeverinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të mërkurën, publikisht iu është drejtuar institucioneve me kërkesën që t’i realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, në të kundërtën kjo Sindikatë ka paralajmëruar se gjysmëvjetori i dytë do të nisë me veprime sindikale.

“SBASHK-u i drejtohet publikisht edhe atyre që kanë gjetur kohë për të zhvilluar dialog konstruktiv me ne, por edhe atyre që nuk e kishin këtë vullnet, siç janë ministri Arban Abrashi dhe ministri Avdullah Hoti, që të kenë kujdes dhe të parashohin mjete buxhetore për realizimin e kërkesave të drejta nga Kontrata Kolektive dhe që të planifikojnë mjete për përmirësimin e lëshimit të rëndë lidhur me pensionet e të punësuarve në arsim, ngase atyre, edhe pse ligjërisht u janë njohur si kontributdhënëse vitet 90 – 99, në praktikë e që nga prilli i këtij viti të pensionuarit nga sektori i arsimit nuk e gëzojnë pensionin 140 euro, por atë prej 75 eurosh, që në të vërtetë është ndihmë sociale”, thuhet në komunikatën e kësaj Sindikate.

Hidromorava

SBASHK-u i është drejtuar Qeverisë edhe për Projektligjin për Statutin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99’ me kërkesën që të finalizohet dhe të dërgohet që tani në Parlament.

“SBASHK-u publikisht u drejtohet institucioneve me deklaratën konkrete e të mbështetur nga mijëra të punësuar në arsimin e Kosovës se institucionet qendrore e lokale ose do të realizojnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim, ose gjysmëvjetori i dytë do të nisë me veprime sindikale, që do të përshkallëzohen dhe SBASHK-u për këtë nuk do të jetë fajtor”, thuhet në komunikatë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.