UBT

SBASHK-u: Harresa e Qeverisë ndaj Ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media thekson se harresa e Qeverisë ndaj Ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat.

SBASHK-u thekson se ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Kushtetueses dhe bazuar në realitetin shihet se Qeveria dhe gjithë institucionet gjegjëse, me apo pa qëllim, e kanë harruar fare Ligjin e pagave dhe ky veprim i tyre dhe mungesa e gatishmërisë për dialog me sindikatat krijon pakënaqësi.

Lexoni të plotë njoftimin:

Eco Higjiena

Përpilimi dhe përgatitja e Ligjit të pagave ishte shoqëruar me debate të nxehta mes institucioneve dhe disa prej sindikatave dhe nuk munguan as protestat e grevat. Ligji u formësua pas shumë takimeve e angazhimeve dhe kaloi edhe nëpër Komisione parlamentare dhe në vet Parlamentin e Kosovës. Pjesa më e madhe e të punësuarve në shërbimet publike filluan të frymojnë më lirshëm dhe pritnin të shohin implementimin e këtij ligji dhe efektet e tij.

Mirëpo Avokati i popullit e dërgoi në Kushtetuese dhe organi më i lartë i drejtësisë pas dy pezullimeve kishte vendosur që ta shfuqizojë në tërësi këtë ligj, pra që ta kthej te institucionet me rekomandimet që ata të përmirësojnë gabimet e bëra dhe ta procedojnë tutje. Kushtetuesja nuk kishte thënë se ky ligj nuk duhej bërë kurrë dhe prandaj pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin publik, pra në arsim, shëndetësi, polici, zjarrfikësit, administrata dhe të tjerë shprehur zhgënjimin ndaj kësaj që ndodhi, por i mbante shpresa se Qeveria do të formojë komisionin gjegjës në bashkëpunim me sindikatat dhe do të nisin përmirësimet e kërkuara nga Kushtetuesja.

Mirëpo ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Kushtetueses dhe bazuar në realitetin shihet se Qeveria dhe gjithë institucionet gjegjëse, me apo pa qëllim, e kanë harruar fare Ligjin e pagave dhe ky veprim i tyre dhe mungesa e gatishmërisë për dialog me sindikatat krijon pakënaqësi, që vazhdon të shtohen, dhe kjo do të bëj që të kthehen protestat dhe grevat, të cilat SBASHK-u e as sindikatat tjera nuk i dëshirojnë, por do të veprojnë në bazë të kërkesave të anëtarësisë sepse ky është obligim i tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.