SBASHK-u anulon grevën e mësimdhënësve!
Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vendosur që nesër (e hënë) nuk do të ketë grevë.Lajmin e ka konfirmuar për “Epoka e re”, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.Ai ka thënë se kanë vendosur që t’i japin kohë Qeverisë deri më 24 prill për të parë nëse do të zbatohet vendimi për pagesën e përvojës prej 0.5 për qind për çdo vit për punëtorët e arsimit.
“Ne do të presim deri më 24 prill për të parë nëse Qeveria do ta zbatojë vendimin e saj. Nëse nuk zbatohet ne jemi të detyruar që të shpallim grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.


