Eko Higjiena

SBASHK: Ka gabime në paga, greva vazhdon

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës njofton se edhe nesër do të vazhdojë greva nëpër shkolla.

“Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut pas raporteve të marra nga Këshillat Komunale greviste të SBASHK-ut dhe analizave të bëra nga ta dhe nga vet Këshilli Qendror Grevist ka konstatuar se edhe në llogaritjet që janë bërë sot dhe pagat që janë procesuar për të punësuarit në arsim ka shumë gabime në llogaritjen e përvojës së punës të mbi 90 përqind e të punësuarve ku iu mungojnë 7 vite të përvojës së punës si dhe nuk është bërë ndryshimi i pagesës për muajt janar,shkurt dhe mars të vitit 2015 ashtu siç shkruan ne Kontratën Kolektive dhe siç ishin deklaruar çdo herë edhe Kryeministri Mustafa edhe Ministrat Bajrami e Hoti se kurdo që të merret përvoja e punës do të merret në mënyrë retroaktive nga 1 janari i vitit 2015″, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Uji Dea

“Për këto gabime të lëshuara edhe në këto lista te pagave të cilat u punuan dhe u procesuan sot deri në këtë moment që ne po lëshojmë këtë komunikatë nuk kemi informata as nga MASHT e as nga MF por as ndonjë prononcim publik pse kanë ndodhur këto gabime prandaj:Këshilli Qendror Grevist i përkrahur nga të gjitha Këshillat greviste Komunale dhe nga Këshilli grevist i Universitetit i njofton të gjithë punonjësit arsimor se greva e përgjithshme edhe nesër mbahet me të njëjtin orar sikurse edhe sot”, thuhet më tutje në komunikatë.

SBASHK-u fton Qeverinë që në afat optimal t’i përmbushin edhe këto lëshime që i kanë bërë në mënyrë që mos të humbet mësimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.