United Hospital

SBASHK: Greva në arsim mund të zgjasë me muaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot është dita e tetë e grevës së mësimdhënësve në gjithë Kosovën, të cilët po kërkojnë ngritjen e koeficientit. Gjatë ditës, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës në arsim do të kompensohen.

Por, një deklaratë e tillë nuk është mirëpritur nga SBASHK-u.

Ymer Ymeri, menaxher i financave në SBASHK, ka thënë se institucionet nuk duhet të dalin me deklarata të tilla.

“Mendoj që institucionet duhet të kursehen me deklarata për fillimin ose kompensimin e orëve se ende jemi në grevë. Besoj që kemi nevojë të zhvillojmë dialog se si ta ndërprejmë grevën e jo të bisedojmë sot për zëvendësimin e orëve të humbura kur ende jemi në grevë”.

“Ndoshta greva do të zgjasë edhe me muaj. Nuk duhet institucionet të kërkojnë që të zëvendësohen ditët e humbura”, tha Ymeri në Info Magazine të Klan Kosovës.

HW

Ai ka treguar edhe arsyet se pse SBASHK-u nuk e ka pranuar ofertën e Qeverisë, por e ka vazhduar grevën.

“Oferta e Qeverisë është rritja prej 0.2 duke iu shtuar çdo koeficienti të punonjësve të arsimit parauniversitar pa i përfshirë çerdhet, Universitetin. Është një ofertë shuma e përgjithshme e të cilës është 10-12 milionë euro”.

“Diferenca mes sektorëve të tjerë dhe arsimit është shumë e madhe dhe kjo është një nga arsyet pse anëtarësia jonë e ka refuzuar këtë ofertë”.

“Nëse krahasohemi me Shqipërinë dhe Maqedoninë, paga e mësimdhënësit në Shqipëri dhe ministrit është në raport 1 me 1.2, në Kosovë është 1 me 5”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.