Satmifer Kryeziu merr mbështetje të madhe në Roganë

Kamenicë – Koalicioni LDK – AKR ka mbajtur tubim elektoral në vendlindjen e kandidatit të AKR-së për Deputet Satmifer Kryeziu. Ky tubim u shqua për mbështetje të fuqishme për kandidatin Kryeziu dhe kandidatët e tjerë të koalicionit.
Në Komunën e Kamenicës garojnë vetëm dy kandidatë që jetojnë në këtë komunë nga lista LDK-AKR, Shaip Surdulli dhe Satmifer Kryeziu, ndërsa nga Koalicioni i PAK-AAK-NISMA nuk ka asnjë kandidat.
Satmifer Kryeziu është zotuar para bashkëqytetarëve të tij se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës dhe se prioritet do ta ketë rritjen e mbështetjes së institucioneve të Kosovës për Kamenicën./rajonipress/