ARKATANA

Sarri zgjedh ekipin e ri, transferon Hysajn

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Elseid Hysaj mund t’i bashkohet Maurizio Sarrit te një klub i ri.

Maurizio Sarri është shumë pranë zyrtarizimit në krye të Chelsea-t. Sipas Gazzetta Dello Sport, javën e ardhshme pritet të drejtuesit e klubit londinez të gjejnë gjuhën e përbashkët me homologët e Napolit, me të cilët trajneri toskan është ende i lidhur në kontratë.

Klauzola prej 8 milionë eurosh ka skaduar në fund të majit do të riaktivizohet në fillim të korrikut, ndaj është momenti i duhur që palët të nisin bisedimet për të gjetur një zgjidhje.

Mobi Casa

Pikërisht për të kompensuar në pjesën më të madhe klauzolës e Sarrit, Chelsea do të paguajë 5-6 milionë euro më shumë për kartonin e një futbollisti që do të ndjekë trajnerin në Londër. Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e marrëveshjes të jetë një mes Hysajt dhe Zielinskit, me klauzola largimi 50 dhe 70 milionë euro, përcjell “SS”.

Sa i përket stafit, Sarri pritet të ketë zëvendës të tij te Chelsea një emër të madh të futbollit italian, ish-futbollistin e londinezëve, Gianfranco Zola./lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.