Fundamenti

Sarri e do Xherdan Shaqirin te Lazio

/ 1 minutë lexim

Lazio thuhet se po shikon mundësinë e transferimit të yllit shqiptar të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Maurizio Sarri pritet së shpejti të emërohet trajner i ri i Lazios, si pasues i Simone Inzaghit, i cili kaloi te Interi.

Mediat italiane veçse kanë filluar të flasin rreth emrave të mundshëm që mund të transferohet te klubi italian në rast të emërimit të Sarrit.

Eksperti italian i transferimeve Nicolo Schira raporton se Lazio do të bëjë një lëvizje për sulmuesin shqiptar, Shaqirin, nëse ata emërojnë trajner Sarrin në krye të ekipit.

KKGJILAN

Sarri ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Juventusi verën e kaluar, por ka qenë i lidhur shumë me marrjen e detyrës së trajnerit te Lazio dhe njoftimi mund të vjen së shpejti.

Dhe Schira pretendon se Shaqiri është një nga shënjestrat kryesore të 62-vjeçarit italian, i cili pritet të sjell shumë lojtar nga Liga Premier.

Shaqiri u bashkua me Liverpoolin nga Stoke në një marrëveshje prej 13 milionë funtesh në verën e vitit 2018, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe te Interi në Serie A. /Telegrafi/