Mobi Casa

Sarri dëshiron një sulmues krahu te Lazio – Igli Tare ka dy shqiptarë në listën me pesë alternativa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lazio e trajnerit Maurizio Sarri ka nevojë për një sulmues krahu dhe tashmë drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare është në punë dhe ka pesë alternativa për ta forcuar këtë pozitë, ku dy nga ta janë futbollistë shqiptarë.

Sarri është gjithmonë duke pritur për sulmuesin ideal të krahut për skemën e tij të përhershme 4-3-3.

Drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare thuhet se tashmë ka filluar punën dhe ka gjetur disa emra, ku njërin nga ta do t’ia ofrojë trajnerit të Lazios.

Sipas Corriere dello Sport, Tare ka etiketuar plot pesë emra sulmuesish të krahut dhe njëri nga ta do të transferohet në Olimpico.

Julian Brandt i Borussia Dortmund është në krye të listës së blerjeve të Tares.

Klubi gjerman duhet të jetë i bindur nga huazimi me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Pablo Sarabia i Paris Saint-Germain pëlqehet gjithashtu.

Eco Higjiena

Por, operacioni i transferimit të tij është i lidhur me Joaquim Correa, të cilin pëlqejnë francezët dhe ky propozim mund të bie poshtë.

Në listë janë edhe dy shqiptarë, Xherdan Shaqiri i Liverpoolit dhe Adnan Januzaj i Real Sociedadit.

Si Shaqiri ashtu edhe Januzaj thuhet se zënë një vend të pëlqyer në listën e dëshirave.

Në sfond thuhet se mbetet slloveni i Atalantas, Josip Ilicic.

Megjithatë, largimi i tij nga klubi italian dhe në veçanti drejt një rivali si Lazio do të jetë shumë i vështirë.

Tare thuhet se duhet të ngutet për t’i dhënë një lojtar të rëndësishëm Lazios dhe trajnerit Sarri, i cili me krahët e tij ka qëllim të ikë në renditjen tabelore.

Ndryshe. Lazio ka filluar para disa ditësh përgatitjet para-sezonale dhe tashmë ka zhvilluar disa miqësore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.