RCCOLA

Sarrazin pas takimeve në Kosovë e Serbi: Nevojë urgjente për t’i ulur tensionet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka dhënë detaje lidhur me takimet që së bashku me homologun slloven, Anzej Franges, kanë pasur në Kosovë dhe Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Sarrazin ka bërë thirrje për deeskalim të situatës dhe tejkalim të tensionit.

Ai gjithashtu ka thënë se është nevojë urgjente që palët të përfshihen në dialog.

Fundamenti

“Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin Kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka shkruar emisari gjerman.

Ndryshe, në takim me emisarin gjerman, kryeministri Kurti ka thënë se vendimi dhe veprimet e Qeverisë së Kosovës janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen.

Ndërkaq, sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, ka deklaruar se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi që “ka vazhduar qasjen destruktive në marrëdhëniet me Kosovën dhe është përpjekje për ta mbuluar mosgatishmërinë për diskutime rreth elementeve të marrëveshjes kornizë që çon drejt normalizimin të plotë të raporteve”. /Telegrafi/