Fundamenti

Sarrazin: Nuk lejojmë që për ndonjë budallallëk të hidhen poshtë marrëveshjet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ndodhet për një vizitë në Kosovë, ndërsa është takuar edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, një ditë pas tensionimit të situatës në veri.

Sarrazin ka pohuar sot se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që për ndonjë “budallallëk” të hidhen poshtë të arriturat nga Marrëveshja e Ohrit.

Sipas emisarit gjerman Kosova me qasjen e djeshme nuk mund t’i afrohet BE-së.

Fundamenti

“Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin, e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që ofron mundësi, të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku…

E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit të ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta…”, tha ai.

Ndryshe, të premten në veri u tensionua situata pasi kryetarët tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës. Ata u asistuan nga Policia e Kosovës për të hyrë në objektin e komunave, derisa grumbull i qytetarëve serbë tentonin t’i pengonin. /Telegrafi/