Fundamenti

Saranda Saiti konkurron për fotomodele në Austri

/ 2 minuta lexim
HW

Gazeta e njohur e Linzit nachrichten.at është në kërkim të modeles më të mirë të Austrisë së Epërme. Në këtë konkurs që është hapur prej fillimit të muajti tetor është duke marrë pjesë edhe shqiptarja Saranda Saiti. Ajo është 18 vjeçe, me prejardhje nga Presheva por e lindur në Austri.

Dëshira e madhe për t`u bërë fotomodele ka qenë arsyeja që e ka shtyrë Sarandën të sfidojë veten në këtë konurs bukurie.

“Gjithmonë më ka pëlqyer fotografimi. Shumë familjarë dhe shoqe të mia më kanë thënë se del bukur në fotografi. Prandaj edhe e kam provuar, me shpresen se do të fitoj”, ka thënë Saranda për “albinfo.ch”.

Fituesja e këtij konkursi do të shpërblehet me një kontratë njëvjeçare me shtëpinë e modes “Penz” dhe disa kontrata me kompani të tjera në Austri.

Mobi Casa

“Fituesja do të këtë fatin të fitojë kontrata të ndryshme me kompani dhe shtëpi të modës”, ka thënë ajo.

Konkursi është i hapur deri në mesin e dhjetorit, ndërsa Saranda kërkon që ta votojnë në sajtin e gazetës. “Për të fituar, më duhet përkrahja e publikut, duhet njerëzit të votojnë për mua”, pohon bukuroshja Saiti e cila tregon edhe sajtin ku mund ta votojnë http://www.nachrichten.at/nachrichten/model/Saranda;art167227,1528219

Saranda banon me prindërit e saj dhe dy vëllëzerit, ndërsa është e fejuar me Leutrimin nga Prishtina: “E kam përkrahjen maksmale nga i fejuari im”, thotë bukuroshja shqiptare e cila nga vajzat shqiptare pëlqen Elvana Gjatën dhe Morena Tarakun.

Në të ardhmen ajo shpreson të ketë sukses si fotomodele dhe dëshirë e saj është të ndihmojë fëmijët e varfeë në Kosovë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.