GRANDEMALL

Saranda Maliqi, kosovarja që synon titullin e më të bukurës së Zvicrës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Njëra nga tri kosovaret që me 11 tetor do të garojë për tu zgjedhur “Mis Zvicra 2014” synon botën mediale. Ajo thotë se ka për synim të merret me udhëheqje të emisioneve televizive, ndërsa, poezitë që është duke i shkruar pretendon t’i botoj së shpejti në librin e parë të saj.

Kosovarja Saranda Maliqi, që sivjet do të garojë në mesin e dhjetëra vajzave të tjera për titullin “Mis Zvicra 2014”, beson se vetë fakti se është përzgjedhur për të qenë pjesë e spektaklit që do të jetë me 11 tetor është sukses në vete.

Gjatë një interviste për KultPlus, ajo thotë se pjesëmarrja në garën për më të bukurën e shtetit të Zvicrës është një përvojë e re për të, nga e cila pret që të bëjë një karrierë të bujshme.

“Për mua kjo është një eksperiencë e re dhe shumë interesante. Me anë të kësaj kandidature shpresoj se do të hapen dyert e realizimit të ëndrrave të mia”, thotë ajo.
E reja që ende nuk i ka mbushur të njëzetat thotë se moderimi dhe gazetaria janë synimet e saj, siç thotë ajo, për të ardhmen profesionale.

“Ka vite që bashkëpunëtorët, miqtë si dhe familjarët më kanë motivuar për të bërë këtë hap (futjen në garë për të marrë titullin Mis Zvicra 2014). Duke marrë parasysh pamjen time fizike, aftësinë time për modelim dhe poezi dhe disa virtyte tjera. Unë mendoj se tani jam në një moshë ku vetë i reflektoj dhe i analizoj gjërat dhe e di se çfarë dua”, thotë ajo.

Kosovarja me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, shprehet e lumtur dhe krenare që së bashku me të, në garën e tetorit për më të mirën e Zvicrës do të garojnë edhe dy shqiptare tjera, Donika Krasniqi dhe Anita Shala, që do të jenë në mesin e tetëmbëdhjetë kandidateve tjera.

Mobi Casa

“Në konkurse bukurie është hera e parë që marrë pjesë. Sa i përket moderimit momentalisht në kohën e lirë moderoj në një TV regjional zviceran”, thotë ajo.

Shqiptarja nga Kosova që jeton me dy prindërit e saj, Zejnullahun dhe Fatimen si dhe vëllanë Sokolin e motrën Blertën, tregon se momentalisht është duke punuar në komunë si asistente e kryetarit të komunës.

“Jam përgjegjëse për personelin komunal si dhe për shkollimin dhe kualifikimin e nxënësve te rinj”, thekson e reja, që kohën e lirë e kalon duke shkruar poezi në gjuhën gjermane, shqipe dhe atë angleze.

“Gjithashtu vitin e ardhshëm filloj me studime, preferoj gazetarinë ose shkencat sociale”, thotë ajo, duke bërë të ditur se gjithashtu i bie kitarës dhe merret me sport.
Deri më tash ajo ka kryer shkollimin profesional për administratë publike, ndërkaq, pjesën praktike e ka përfunduar në komunë.

“Gjithashtu jam profesionalizuar edhe për shkollimin e nxënësve qe kryejnë pjesën praktike në komunë”, nënvizon ajo, e bindur se përveç fushave të ndryshme, pas një kohe jo shumë të gjatë do të arrijë të drejtojë një emision televiziv dhe gjithashtu do të botojë librin e parë të saj me poezi./KultPlus.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.