UBT

Saranda Hasani, në mesin e 8 zërave më të bukur në Suedi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Saranda Hasani është emri më i ri që është duke “shpërthyer” më zërin e saj në Suedi. Ajo ka arritur që në mesin e 13700 kandidatëve të hyjë në 8 zërat më të mirë në spektaklin “Idol” në Suedi.

18 vjeçarja nga Vitia tashmë e ka prekur finalen dhe është duke ecur drejt suksesit për të fituar këtë garë të madhe dhe shumë të shikuar nga audienca suedeze. “…sapo me njoftuan nga juria profesionale se nga 13700 pjesëmarrës, Saranda ka arritur të rreshtohet në mesin e 8 zërave më të mirë femrorë në Suedi”, ka thënë babai i Sarandës, këngëtari, Sherif Hasani.

Fundamenti

Për “albinfo.ch”, ai gjithashtu ka falenderuar gjithë popullin shqiptar e në veçanti ata që jetojnë në shtetet skandinave për mbështetje të pakursyer ndaj yllit të së ardhmës në Suedi.

Saranda e cila ditëve të fundit ka pushtuar mediat suedeze, me muzikë merret prej vitesh. Më parë ajo bashkë më të atin e saj ka kënduar këngën “Do të kthehem përgjithmonë”, ndërsa kënga e saj më e pëlqyer në gjuhën shqipe është “Me jep dashuri”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.