Fundamenti

Sarajet e bardha të “Vali Ranch”-it (Reportazh)

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Jemi në vikendin e fundit të muajit qershor, të njohur si muaji i qershive dhe bashkatdhetarëve. Për ta shijuar këtë fundmuaj me diell, vendosëm të vizitojmë një nga restorantet më atraktive në Kosovë. Në dalje të Gjilanit, rrugës kryesore, që të shpie drejt Bujanocit, në anën e majtë, qepur shpatit të Përlepnicës, të shpaloset një panoramë magjepse e veshur si nuse në të bardha restoranti “Vali Ranch”. Kompleksi hotelerik nga më i madhi turistik në Kosovë dhe rajon, “Vali Ranch” i njohur ndryshe si “Qyteti i Bardhë”, është pika më frekuentuese e vizitorëve anembanë trojeve shqiptare.

Njëri nga bashkëvizitorët me punë të përkohshme në perëndim Ruzhdi Shabani tha me krenari se kështu siç është “Vali Ranch”, nuk e ke as në Zvicër, një projekt kaq i dashur dhe i rëndësishëm, jo vetëm për Gjilanin, por për gjithë Anamoravën me rrethinë.

Tek na priti me një dashamirësi, pronari i “Vali Ranch”-it, Fehmi Fetahi, një afarist me prirje e sjellje modeste, nuk e fsheh lumturinë e tij për këtë biznes familjar, i cili po gjen përkrahje dhe adhurim nga shqiptarët dhe të huajt, që e vizitojnë këtë kompleks gjigant. “Unë po ndihem i lumtur, po gëzohem e kënaqem kur i shoh të gjitha shtresat e shoqërisë që e gjejnë harmoninë dhe ndihen të lumtur në kompleksin tonë. Në këtë qytet ka vend dhe hapësirë për të gjithë sepse është ndërtuar enkas për qytetarët dhe jo rastësisht tani epiqendra e turizmit kosovar e ka emrin “Vali Ranch”, shprehet me bindje të thellë Fehmi Fetahi.

Të gjitha rrugët të shpijnë tek “Vali Ranch”, thotë një vizitor i rregullt, profesor dhe analistë i përkryer, i cili i pari me plot kuptim e quajti “Qytet i Bardhë”, një Kompleks i madh turistik, që ofron kënaqësi për vizitorët në të katër stinët e vitit.

Eco Higjiena

Kështu siç ecin punët në këtë restorant prestigjioz, jo shumë larg për të mësuar se ku gjendet Gjilani përgjigja do të jetë afër restorantit “Vali Ranch”.

Po rastisi ndonjë vizitor i huaj të zbres me helikopter në “Vali Ranch” dhe mendon se është diku në perëndim e jo në Kosovë.
“Unë po ndihem i lumtur, po gëzohem e kënaqem kur i shoh të gjitha shtresat e shoqërisë që e gjejnë harmoninë dhe ndihen të lumtur në kompleksin tonë. Në këtë qytet ka vend dhe hapësirë për të gjithë sepse është ndërtuar enkas për qytetarët e të gjitha moshave e gjinive, dhe padyshim që kompleksi ofron standarde evropiane dhe pëlqehet edhe nga ndërkombëtaret”, thotë më pasion e dashuri Fehmi Fetahi.

Krejt në fund, nga një takim i ngrohtë dhe miqësor, u pajtuam me atë që thotë Pronari Fehmi Fetahi dhe të tjerët rreth tij, se Kosova tashmë e ka një adresë të pikës më të frekuentuar, që i jep kuptim turistik të nivelit më të lartë, padyshim “Vali Ranch”-it.
“Jam i bindur se kur të hyjë në funksion autostrada do të bëhet edhe më i kërkuar “Vali Ranch”-i, edhe pse edhe tani jam i kënaqur sepse frekuentimi aq i madh e ka shndërruar në një qytet të tërë kompleksin. Kjo dëshmon se qytetarët na besojnë në punën tonë, na besojnë për sinqeritet e korrektësi dhe mos harroni se këtu ka mbi 250 punëtorë që shumica e tyre janë studentë”, shprehet me plot optimizëm pronari i “Qytetit të Bardhë”, Fetah Fetahi, transmeton Rajonipress./sevdail hyseni/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.