RCCOLA

Saqipi: Për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020, Koordinatori i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e vatrave arsimore në Luginë të Preshevës.

Duke u nisur nga roli dhe misioni, që ka arsimi në përgjithësi, një nga sferat më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, Koordinatori Saqipi, uron për një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur për brezat e shkollarëve tanë.

Nuk ka forcë më të madhe shton Saqipi, në urimin e tij, se sa të kemi një arsimim të shëndoshë, përparimtar dhe profesional, të depolitizuar, që mund t’i drejtoj gjeneratat e reja drejt një rrugëtimi për të mësuar shkrim-leximin. Në këtë drejtim, Nexhmedin Saqipi edhe si koordinator i lëndës fetare nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe kërkon bashkëpunim në mes drejtorëve të shkollave dhe institucioneve lokale dhe shtetërore, në mënyrë që të kemi një proces edukativo-arsimor sipas standardeve evropiane.

Uji Dea

Meqenëse arsimi shqip në Luginë të Preshevës përballet me sfida të shumta, qoftë nga aspekti i mungesës së teksteve shkollore, pastaj edhe nga zvogëlimi i numrit të nxënëse, Koordinatori Saqipi, kërkon një mobilizim të faktorit relevantë për përballimin e këtyre dukurive diskriminuese, të cilat me të madhe janë duke i rrezikuar të drejtat e shqiptarëve për arsimim të mirëfilltë në të gjitha nivelit.

Për fund, Koordinatori Saqipi, fton të gjithë në një front të përbashkët për mbrojtjen e arsimit shqip, qoftë nga diskriminimi që vjen nga organet shtetërore, qoftë nga ato lokale, të cilat përmes politizimit të shkollave, sjellin përçarje dhe kuadro jo adekuate për ta zhvilluar normal procesin edukativo-arsimor në Luginë të Preshevës, njofton Jetapress.