Uji Dea

Saqipi: Nderon me Mirënjohjen “Urdhri i trimërisë”, veprimtarin nga diaspora Skender Jusufin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sot, në Bujanoc, në zyrën e Shoqërisë Civile, në emër të Këshillit Organizativ të Mobilizimit të dhunshëm në Tërnoc, gjatë fushatës ajrore të NATOS-s në Serbi në mënyrë solemne, Zëvendës Reis-l-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe kryetar i kësaj organizate joqeveritare, pati kënaqësinë ta nderoj me Mirënjohje “Urdhri i trimërisë”, veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare dhe humanistin e njohur nga diaspora Skender Jusufin.

Gjatë këtij takimi u evokuan dhe u rikujtuan ngjarjet e tmerrshme para 23 vitesh (23 e 24 prill të vitit 1999), kur në Tërnoc, Ushtria ish jugosllave beri dëbimin nga shtëpitë e tyre me dhunë, duke u dërguar te vendi i quajtur “Zidi” mbi Tërnoc, pa dallim moshe e gjinie: fëmijë, pleq, gra e burra, të sëmurë e të paralizuar, si dhe shpërndarjen e ftesave për mobilizimi të dhunshëm gjatë fushatës ajrore të NATO-s.

Gjithashtu, në këtë takim ishte i pranishëm edhe Xhelal Mehmeti, një aktivist i hershëm humanist në diasporë në kuadër të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, i cili së bashku me Skender Jusufin, rrëfyen për veprimtaritë e shumta atdhetare dhe humanitare nëpër periudha të ndryshme kohore.

Fundamenti

Madhështinë e këtij takimi e shtoi edhe prania e drejtoreshës së Shoqatës së Gazetarëve “Etika” nga Presheva, Ardita Behluli, e cila me profesionalizëm e drejton mediumin elektronik më të shikuar në rajon Blic Lajm, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.