Hidromorava

Saqipi: Me përvjetorët e BIPMB-së, institucionit më të lartë fetar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të myslimanëve në shkallë vendi dhe rajoni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Saqipi: Me përvjetorët e BIPMB-së, institucionit më të lartë fetar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të myslimanëve në shkallë vendi dhe rajoni.

Zëvendës Reisi iRijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin Saqipi, me rastin e 19 vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), ka shprehur urimet më të sinqerta për institucionin më të lartë fetar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të myslimanëve në shkallë vendi dhe rajoni.

“Sot, pikërisht, më 21 janar, mbushen 19 vjet, që kur është themeluar Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, ky institucion i vetëm i pavarur në rajonin e Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, i cili vepron si subjekt juridik mbi baza të normave dhe parimeve Islame që nga viti 2003, thuhet në mesazhin urues të z/Reisit Nexhmedin Saqipi.

Hidromorava

Në vazhdim z/reisi Saqipi, ka përmendur se gjatë këtyre 19 vitesh, ka zhvilluar një varg aktivesh të rëndësishme për jetën fetare në këtë rajon, duke u avancuar në shkallë të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me zëvendës kryetarin dhe delegatët e Kuvendit të saj nga Lugina e Preshevës. Të gjitha aktivitete janë zhvilluar pa ndihmën financiare të institucioneve lokale dhe qendrore, në bazë të donacioneve të njerëzve vullnetmirë.

Në këtë drejtim shton, në telegramin e urimit rreth përvjetorit të BIPMB-së, janë zhvilluar disa takime të rëndësishme të nivelit të lartë si brenda vendit, ashtu edhe ne rajon, duke përcjell mesazhin e paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë, pa dallime të përkatësisë kombëtare dhe fetare. Po ashtu. Në kuadër të aktiviteteve të larmishme është arritur që të organizohet mësimi i lëndës fetare, të angazhohen një numër i madh punëtorësh arsimor, si dhe të rregullohet stazhi i imamëve. Përpos këtyre aktiviteteve, duhet përmendur edhe tërheqjen nga posti i kryetarit të BIPMB-së, Nexhmedin Saqipi, duke krijuar një klimë uniteti mes klerikëve fetarë të ndarë nëpër disa organizime fetare, njofton Portali Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.