Fundamenti

Saqipi: Falja e Xhumasë pas gjendjes së jashtëzakonshme, ishte një festë gëzimi për besimtarët

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sot, pas 50 ditët e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Korona virusit, falja e Xhumasë për besimtarët e Luginës së Preshevës, ishte një ditë e madhe dhe e lumtur, meqë u rihapën kultet për kryerjen e riteve fetare.

Nëpër Xhamitë e Luginës së Preshevës dita e xhuma, u zhvillua me një atmosferë gëzimi dhe hareje, nga imamët dhe xhematlinjtë, duke respektuar edhe rekomandimet e njerëzve kompetentë për kujdesje në këtë kohë pandemie.

Lidhur me këtë gëzim të papërmbajtur morëm një prononcim me njeriun e parë të institucionit të lartë fetar Myftiun e Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe imam në Xhaminë e Re në Tërnoc:

Eco Higjiena

“Sot, për besimtarët është një ditë gëzimi dhe duhet të shpallet nga ndërkombëtarët, ditë feste për njerëzimin, ngase fitoj e mira, e bukura, paqja dhe lumturia, ndaj po ju kthehet njerëzve mirësia e Zotit, po ju kthehet njerëzve shpresa dhe jeta. Kur shtëpitë e Zotit janë të lira, aty është edhe liria, siguria, paqja, jeta dhe lumturia. Kjo simbolizon kthimin e jetës, shpresës dhe lumturisë njerëzore pa dallim ngjyrash, racash e kombesh”, u shpreh me krenari Myftiu Saqipi.

Ai, në vazhdim, shtoi, duke u lutur që pas Serbisë sa më shpejt këtë kënaqësi dhe këtë ndjenjë ta fitojnë edhe besimtarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe më mbarë botën. Prandaj, kjo ditë do të jete festë, sepse Zoti i Madh, i shpëtoj njerëzit nga më e keqja, duke sjell fitoren e të mirës nga e keqja”, u shpreh me plot optimizëm Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës-reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, raporton Portali Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.