UBT

Saqipi: Deklaratat paushalle nxisin debate të panevojshme, madje të rrezikshme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kohëve të fundit, në mediat dhe rrjetet sociale, janë shtuar shkrime dhe komente, lidhur me paralajmërimin e përshkallëzimit të situatës deri në konflikte të armatosura, pastaj ndikimit i rrezikut rus në Ballkan, reciprociteti e tema të ngjashme, të cilat nuk ka lënë pa prekur edhe liderët lokalë të komunave të Luginës së Preshevës, në jug të Serbisë.

Lidhur me këtë zhurmë mediale rreth këtyre temave të nxehta politike, i menjëhershëm vjen reagimi i kryetarit të Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, i cili midis tjerash thotë: “Në vend që një kryeministër Kosove, të përgatitet për bisedimet në Bruksel, të mbështetura nga SHBA dhe Evropa, ai, sikur i injoron ato, i përbuz dhe bën hajgare.

Kurse në anën tjetër nuk i shkëput lidhjet me Beogradin, duke dërguar ministra për bashkëpunim ekonomik.

Në këtë drejtim kryetari Saqipi, shton se “Kur situata po vjen gjithnjë duke u acaruar kryeministri Kurti, provon problemin e veriut ta shtrijë edhe në lindje të vendit në Luginë të Preshevës. Ai, ka joshur liderët e Luginës me 2 milion euro, për t’i motivuar nga Prishtina, që të deklarohen se ndikimi rus në këtë krahinë është shumë i pranishëm, madje edhe i rrezikshëm”.

Uji Dea

“Këto deklarata të nxituara, të pa matura politikisht, të ulëta e pa vetëdije, po mbjellin dhe përhapin panik te banorët e kësaj Lugine, e cila edhe ashtu është e kërcënuar nga zjarret e qëllimshme, varfëria ekonomike, migrimi i popullsisë që nuk po ndalet, e tani po mundon edhe një sindrom i veriut të Kosovës, për ta boshatisur si në kohën e konflikteve të armatosura të vitit 2000”, shprehet kryetari Saqipi.

Nuk është aspak logjike të paralajmërosh luftë, konstaton kryetari Saqipi, kur Amerika dhe vendet mike të Kosovës, kërkojnë paqe, stabilitet dhe integrime evropiane. Kosova e Serbia duhet të përgatiten për dialogun, që po i pret te dera, e jot ë shtyhen si në gara se kush më shumë bënë propagandë, për ta tërhequr vëmendjen e Ukrainës në këtë pjesë të Ballkanit. Aq, më pak kjo nuk u takon liderëve institucionalë në Luginë të Preshevës, të harxhojnë energji duke u argëtuar me tema të mëdha si reciprociteti, ndikimi rus, ankesat ne adresë të Tiranës dhe Prishtinës se pak janë duke bërë për Luginë të Preshevës, por t’i rreken problemeve lokale rreth mungesës së ujit të pijshëm, papunësisë, zjarreve të qëllimshme, problemit të kanalizimit e mbeturinave të shumta që po na e zënë frymën!

E sa i përket projektit të Ballkanit të hapur, i cili po politizohet tepër, kryetari Saqipi, nuk heziton pa u shprehur se kjo do të ishte një trofe e mirë për këto shtetet ballkanike, të cilat akoma nuk janë liruar nga sindromi i luftës, urrejtjes patologjike dhe krimeve monstruoze.

Kjo logjikë vlen edhe për klasën politike në Luginë të Preshevës, e cila duhet të jetë e vëmendshme nga këto veprime, ngase e dinë mirë se si kanë mundur të kalojnë gjatë konflikteve
të armatosura në këto anë, prandaj duhet të kursehen nga deklaratat luftënxitëse, qoftë edhe nëse joshen me milionat e Kurtit, thuhet në reagimin e kryetarit të Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, transmeton Jetapress.