FIDANISHTJA

Saqipi: Aktakuza kundër Presidentit Thaçi, sulm kundër procesit dialogues shqiptaro – serb në Uashington

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Parlamentit republikan të Kosovës Kadri Veseli, ka ngjallur reagime edhe në rajonin e Luginës së Preshevës.

Duke e komentuar për Agjencinë e Lajmeve Jetapress, aktakuzën ndaj dy personaliteteve kyçe të politikës shqiptare, koordinatori i Shoqërisë Civile, Nexhmedin Saqipi, u shpreh me një shqetësim të papërmbajtur se një veprim i tillë, në prag të vazhdimit të bisedimeve shqiptaro – serbe në Uashington, s’ka se si të komentohet ndryshe vetëm si një minim i këtyre proceseve, nga të cilat varet perspektiva e paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit.

Uji Dea

“Nuk ka dilema se aktakuza e Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj Presidentit Thaçi dhe ish kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, nuk do të jetë bërë pa qëllime të caktuara. Ky veprim i ngutshëm dhe i pamatur mirë i kësaj Gjykate ndërkombëtare erdhi shumë afër vazhdimit të dialogut të ndërprerë mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili pritet të mbahet në shtetin më të fortë në botë, aleatin e shqiptarëve në Amerikë. Duke i njohur këto dy personalitete të larta të politikës shqiptare në Kosovë dhe rajon, jam i bindur se kjo aktakuzë tendencioze do të tejkalohet dhe misioni i tyre politik do të triumfoj ashtu si kauza e drejtë e luftës së tyre për liri dhe pavarësi. Në këtë drejtim, s’ka se si të mos përmendim edhe deklaratën e Presidentit Thaçi, kur tha para nisjes së tij për Amerikë, se është “ithtar që Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe se këtë çështje do ta shtroj në Uashington”, thuhet në reagimin e koordinatorit të Shoqërisë Civile për Luginën e Preshevës, Nexhmedin Saqipi, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.