United Hospital

Sanxhaku kërkon bashkim të plotë kombëtar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bakir Izetbegoviq, në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës nga radhët e popullit boshnjak, ka takuar në Beograd Dr. Sulejman Uglaninin, kryetarin e Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi dhe Muamer Zukorliq, deputet popullor dhe zëvendës – kryetar i Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Kuvendin e Serbisë.

Gjatë takimit të përzemërt, u diskutuan marrëdhëniet e brendshme ndërboshnjake në Sanxhak dhe për pozitën e boshnjakëve në Serbi. Ata ranë dakord se është e nevojshme që të arrihet bashkimi i plotë kombëtar për çështjet kyçe për boshnjakët.

Hidromorava

Ata, gjithashtu, shprehën rëndësinë e arritjes së unitetit të Bashkësisë Islame në Serbi. Gjatë diskutimit është konstatuar se politika e dialogut dhe pajtimit në rajon nuk ka alternativë, dhe se në këtë kontekst janë me rëndësi të veçantë marrëdhëniet ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë, përkatësisht të popullit boshnjak dhe atij serb.

Vlen të ceket se ky takim mes liderëve të Sanxhakut dhe Bakir Izetbegoviq, anëtarit të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, u zhvillua, dje, me rastin e inaugurimit të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në të cilin eveniment të lartë shtetëror nuk morën pjesë liderët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, për shkak atmosferës zgjedhorë që po mbretëron në këto dy shtete shqiptare dhe mundësisë së humbjes së rejtingut elektoral, në rast pjesëmarrjeje në një inaugurim të tillë, në të cilin ishin të pranishëm shumë burrështetas botëror, njofton jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.