ARKATANA

Samiti që përcakton fatin e dialogut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron krerët e Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen sot në Berlin për të diskutuar rreth perspektivës së tyre evropiane. Por, krahas kësaj, në këtë Samit sipas analistëve duhet të zgjidhet përfundimisht ngërçi i dialogut, si dhe të qartësohen pozicionet rreth idesë së korrigjimit të kufirit Kosovë – Serbi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit, i cili do të mbahet gjatë ditës së sotme nën kryesimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron. Liderët që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë Samit deri më tash nuk kanë dhënë sinjale se kanë përafruar qëndrimet e tyre rreth çështjeve që ndërlidhen me dialogun

FIDANISHTJA

Përkundrazi, kreu i shtetit para se të nisej për në Berlin përmendi edhe një herë çështjen e korrigjimit të kufirit me Serbinë, me ç’rast tha se shpreson që kjo ide të gjejë mbështetje edhe në takimin e sotëm, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Megjithëkëtë Thaçi konsideroi se nga Samiti franko-gjerman nuk duhet pritur ndonjë mrekulli. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se nikoqirët e takimit të së hënës do të bëjnë edhe një përpjekje për t’i nxitur të dyja palët t’i largojnë pengesat, në mënyrë që të rifillojë dialogu Kosovë -Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.