Fundamenti

Samiti i Procesit të Brdo-Brionit mbyllet “me sukses”, Pahor: T’i hiqen vizat Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Samiti i Procesit të Brdo-Brionit mbyllet me thirrjen që Kosovës t’i hiqen vizat. Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i ka kërkuar Bashkimit Europian që ta mbyllë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe t’ia japë Bosnjë e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat për anëtarësim.

Pas samitit të Procesit të Brdo-Brionit, Pahor tha se kishte dallime të mëdha në qëndrime mes shtetesh, por që sipas tij, u morën vesh që bisedimet të jenë forma e vetme për t’i zgjidhur çështjet.

“Takimi u mbyll me sukses për dy arsye: diskutimet kanë qenë mjaft të mira dhe kemi dashur të insistojmë që të jemi më të bashkuar. Por ka disa gjëra që na ndajnë, por duhet të kuptojmë se ku janë këto dallime”, tha presidenti slloven.

Hidromorava

Ai tha se BE-ja duhet ta përshpejtojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe t’i ndihmojë vendet në çështjen e energjisë elektrike dhe furnizimit me ushqime.

“Kur u përgatitëm për konferencë, kishim disa dallime. Niveli i besimit nuk është në nivelin më të lartë të munshdëm. Gjatë fazës përgatitore për konferencë, ne kuptuam se ndoshta do të jetë e vështirë ta organizojmë këtë takim. Kjo nuk do të jetë pengesë për Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që të gjithë kanë marrë pjesë në Samit. Kishim dallime të mëdha, por e kuptuam se nuk mund t’i zgjidhim këto dallime, prandaj u përqendruam në aspektet e përbashkëta”, tha ai.

Në takimin e sotëm të Procesit të Brdo-Brionit morën pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.