Samiti i Gjenevës, sjell ditë të mira për Luginën e Preshevës

Nga Nexhmedin Saqipi – Të premten e 8 nëntorit, në Gjenevë u zhvillua Forumi Ekonomik Botëror, në të cilin morën pjesë 26 udhëheqësish të shteteve nga Evropa Jug-Lindore, për të diskutuar rreth rritjes ekonomike dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë samit zviceran me karakter botëror ishin të pranishëm edhe udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, por jo edhe Kosova.

Gjatë punimeve të këtij samiti janë takuar Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq për të biseduar rreth një “Mini Schengenin Ballkanik”, në të cilin do të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, për për zgjerimin e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan në Preshevë.

Pas këtij takimi vjen lajmi i mirë nga ministri i eurointegrimeve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriu, Bujar Osmani, ka bërë ët ditur se Presidenti Vuçiq është dakorduar për përshpejtimin e hapjes se kufirit Miratoc – Llojan.

Lugina e Preshevës drejt Evropës

Ideja e “Mini Schengenit Ballkanik”, vjen pas idesë së mëparshme për korrigjim të kufirit me Kosovës dhe Serbisë, ide kjo e mbështetur edhe nga Presidenti Thaçi dhe Vuçiq dhe faktorët ndërkombëtarë, por që po vjen me një zgjerim edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Përkundër kritikave të hapura se me këtë “Mini Schengen Ballkanik”, po kthehet ish Jugosllavia, kjo ide reflekton pozitivitet, ngase krijohet një urë bashkëpunimi mes shteteve, të cilat deri sot po vuajnë për shkak të kufijve politikë e shtetërorë.

Liderët e Ballkani Perëndimor: Vuçiq, Rama e Zaev, pas takimit në Ohër për të diskutuar “avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit”.

Gjatë takimit të Ohrit, nikoqir i të cilit ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev, nxorën disa konkluzione të përbashkëta me Presidentin e Shqipërisë Rama dhe me atë të Serbisë Vuçiq, të cilat kanë për objektiv anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standard” thuhet mes tjerash në këto konkluzione duke shtuar se “Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve”.

Takimi i Ohrit vjen pas atij të Novi Sadit, në të cilin nikoqir ishte Presidenti Vuçiq dhe do të vazhdoj me Shqipërinë ku nikoqir do të jetë Presidenti Rama.

Rikthimi shpresës së humbur

Lugina e Preshevës, përbën trekëndëshin magjik, që lidh Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një nga ambientet më të volitshme për integrime evropiane. Kjo Luginë, gjithmonë, ka qenë një oazë e paqes dhe stabilitetit dhe një shembull i mirë i multietnicitetit.

Me këto ide e lëvizje të “Mini Schengenit Ballkanik”, asaj po i hapen dyert drejt integrimeve evropiane, për t’iu shpërblyer mundi e sakrifica e kauzës së saj për të drejta qytetare e kombëtare.

Lugina e Preshevës, gjithmonë, është angazhuar për një zonë të lirë tregtare mes këtyre kufijve politikë dhe shtetërorë, për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave, por kërkesat e saj janë shkelur e përbuzur vazhdimisht.

Tani erdhi dita kur kërkesat e saj do të bëhen një realitet, nga i cili liderët e Ballkanit Perëndimor e kanë marrë një mësim të mirë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).