Uji Dea

Samir Ujkani: Nuk do të jetë befasi fitorja ndaj kundërshtarëve të radhës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesja jonë ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kosovës para nisjes për në Shkodër.

Kosova do të takohet të premten para shikuesve të vetë me kombëtaren e Ukrainës në kuadër të ndeshjes së parafundit në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”.

Para takimit të së premtes, në një prononcim për Telegrafin ka folur portieri, Samir Ujkani i cili është optimist që në dy ndeshjet e mbetura, të fitojmë tre pikët e para.

“Janë dy ndeshje të fundit për këtë edicion, ku do të luajmë kundër dy ekipet shumë të mëdha, të cilat janë në garë për kualifikime. Por, qëllimi dhe motivi jonë është pasi që dëshirojmë të arrijmë te fitorja e parë dhe të arrijmë suksesin e parë për popullin tonë sa më shpejt dhe shpresojmë se në këto dy ndeshje të fitojmë tre pikë”, tha fillimisht kapiteni i përfaqësueses.

Hidromorava

Stërvitja e fundit e përfaqësueses së Kosovës para udhëtimit për në Shkodër
Ai më tutje deklaroi se nuk do të jetë befasi fitorja ndaj kundërshtarëve të radhës pasi që përfaqësuesja ka pjekuri në lojën e vetë dhe vetëm rezultatet ju mungojnë.

“Nuk është puna tek befasia. Kjo mund të thuhet kur ishim më të ri, kur i njihnim kundërshtarët tani është e kundërta. Jemi duke u rritur duke u bërë një ekip i vërtetë. Kemi pasur rezultate negative, por të cilat kanë qenë me 1-0, megjithëse kemi pasur raste edhe për fitore. Kjo do të thotë se po bëhemi një ekip kompakt dhe kjo është rruga jonë. Populli, ne dhe trajneri kemi nevojë për fitore”, tha futbollisti i skuadrës italiane të Cremoneses.

Ndryshe, Ujkani deri më tani ka pasur 13 paraqitje për Kosovën ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombëtares shqiptare në njëzet raste.

Vlen të theksohet se takimin e fundit të këtij cikli të kualifikueseve, Kosova do ta zhvillojë të hënën kundër Islandës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.