ARKATANA

Samir Ujkani në telashe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fubollistët e skuadrës së Pizës kanë vendosur që të hedhin në gjyq klubin për mos shlyerje të detyrimeve financiare ndaj tyre. Klubi në fjalë i shpëtoi falimentit dhe rënies nga Kategoria, duke u regjistruar në kampionatin e Serisë B në këtë sezon.

Por telashet financiare për të kanë vazhduar dhe si rrjedhojë, ai nuk ka arritur që të shlyejë detyrimet e prapambetura prej disa muajsh ndaj futbollistëve.

Mobi Casa

Ndaj këta të fundit, nëpërmjet një kërkese të përbashkët, i janë drejtuar gjykatës sportive në Federatën Italiane dhe asaj civile, duke kërkuar të drejtën e tyre për rrogat. Sipas mediave italiane, futbollistët në fjalë i kanë lënë klubit afat deri në datën 16 tetor për të shlyer detyrimet e prapambetura, në të kundërt do të kërkonin nga organet përkatëse shlyerjen e detyrimeve nëpërmjet sekuestrimit të pronave të klubit.

Njëkohësisht, pas kësaj date, nëse nuk do t’u paguhen detyrimet, për Pizën fillojnë penalizimet me pikë, ndërsa lojtarët janë të lirë të kërkojnë sistemim në klube të tjera. Mes futbollistëve që kanë nënshkruar këtë kërkesë të përbashkët janë edhe sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Edgar Çani, si dhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.