Fundamenti

Samir Ujkani largohet nga Rizespor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Samir Ujkani i ka dhënë fund aventurës së paraqitjeve në ligën elitare të Turqisë.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës më nuk është pjesë e skuadrës së Rizesporit, ku ka luajtur para transferimit te Fenerbahçe, Vedat Muriqi.

Ai ka pasur vetëm një paraqitje për klubin e Rizes gjersa ishte zgjedhja e dytë e ish-trajnerit, i cili tani drejton Basaksehirin, Okan Buruk.

Hidromorava

Portieri ynë është lojtar i lirë dhe është në kërkim të një angazhimi të ri për të vazhduar karrierën futbollistike.

Kujtojmë se 31-vjeçari tashmë ka humbur edhe vendin e titullarit te “Dardanët”, ku tani me sukses po mbron portën Arijanet Murici.

Ndryshe, Ujkani në të kaluarën ka luajtur më së shumti te klubet italiane, të tilla, si Palermo, Novara, Latina, Piza e Cremonse. /Telegrafi/