Mobi Casa

Sami Lushtaku takimet i zhvillon në QKUK

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nga paraburgimi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.Përfaqësues të QKUK-së janë shprehur se gjendja shëndetësore e tij është stabile, mirëpo patjetër duhet të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Sami Lushtaku është pranuar në orët e para të mëngjesit të datës 26 (e enjte) në Klinikën e Kardiologjisë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Bedri Zahiti, i cili ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, mirëpo duhet të qëndrojë edhe një kohë nën përkujdesjen mjekësore në këtë klinikë.

“Rreth orës pesë të mëngjesit të ditës së enjte e kemi pranuar z.Lushtakun në Klinikën e Kardiologjisë, ai ka pasur ankesa të shumta, ndër të tjera shtrëngim në gjoks, e që dyshohet që kanë lidhje me problemet në zemër”, ka deklaruar Zahiti. Ai ka shtuar se gjendja nuk i është përmirësuar, andaj I duhet mbikëqyrje 24- orësh.

Uji Dea

Megjithatë, Lushtaku qysh në ditën e së enjtes ka dalë në një kafene brenda hapësirës së QKUK-së, ku ka zhvilluar takime me disa persona. Këtë ia kanë konfirmuar gazetës disa burime.

Sipas njërit nga ta, ditën e enjte rreth orës 12:30, Lushtaku e ka pritur afër parkingut të objektit të Klinikës së Onkologjisë, Fidan Selimin, i cili është vëllai i ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sulejman Selimi, i cili gjithashtu është në paraburgim.

“Fidan Selimi kur ka arritur ka qenë duke u pritur nga Lushtaku, i cili dukej në formë të mirë, dhe i cili kishte ndezur një cigare”, ka thënë ky burim, që është punëtor shëndetësor në QKUK.

Ndërsa burimi tjetër flet për atë se Lushtaku po të njëjtën ditë rreth orës 12:40 ishte takuar me t re persona. Ky takim është zhvilluar në kafenenë “Klubi”, që gjendet brenda hapësirë së QKUK-së./Koha Ditore/