KKVITI

Samet Rexhepi: “Nuk jam mashtrues as uzurpator, jam blerës legal i pronës private”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Samet Rexhepi, i cili prej kohësh është vënë në qendër të akuzave për uzurpim prone nga paditësit Adem Halabaku dhe Hysen Hasimi, ka reaguar publikisht duke sqaruar gjithë rrjedhën e procesit gjyqësor që po zvarritet prej vitesh. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe se prona është blerë në mënyrë të ligjshme, me mjete financiare të fituara me mund e sakrificë si gurbetqar.

“Nuk jam mashtrues, as uzurpator. Jam blerësi legal i një parcele prej 22 ari, të cilën e kam paguar 170 mijë franga, para të fituara me djersë jashtë vendit. Edhe unë jam lodhur me gjykatat, të cilat duhet të jenë efikase e të mos i mbajnë palët pezull kaq gjatë,” deklaron Rexhepi pwr rajonipress.

Ai thekson se reagimi i tij publik vjen si përgjigje ndaj akuzave që po e ndjekin prej vitesh për një pronë në Pozheran, çështje që, sipas tij, nuk po gjen ende epilog të qartë në Gjykatën e Vitisë.

Uji Dea

Rexhepi mohon kategorikisht se ka ushtruar dhunë ndaj kujtdo. Përkundrazi, ai thotë se ka qenë vetë viktimë e sulmeve.

“Jam blerës legal i një prone, pronar i së cilës është një shtetas serb, ndërsa të gjitha dokumentet i kam të verifikuara nga gjykata dhe hetuesia e Gjilanit. Gjykata e Vitisë dhe ajo e Apelit e kanë përfunduar rastin. Tani jam i paditur vetëm për çështjen e përparësisë në blerje, dhe besoj se drejtësia do të triumfojë edhe në këtë fazë, edhe pse jemi lodhur me seanca të pafund,” tha ai.

Sipas Rexhepit, është e panevojshme që palët të vazhdojnë me ankesa e padi të reja, pasi siç shprehet ai, dokumentacioni është i saktë, i ligjshëm dhe pronësia është e qartë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.