RCCOLA

Salzburg kërkon 12 milionë euro për Berishën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Skuadra austriake Red Bull Salzburg kërkon 12 milionë euro dëmshpërblim nga skuadra angleze, Liverpool, për ta liruar mesfushorin kosovar, Valon Berisha.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën “Aftonbladet” nga burimet e saj brenda klubit austriak. Mësohet se negociatat mes Liverpoolit dhe Salzburgut kanë nisur, por mesfushori i përfaqësueses së Norvegjisë, Valon Berisha, ka thënë se nuk di asgjë. “Nuk di asgjë në lidhje me këtë punë, por kontaktoni menaxherin tim Jim Solbakken nëse keni ndonjë pyetje”, i ka thënë Berisha gazetës suedeze “Aftonbladet”.

RCCOLA

Berisha, 23-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 18 paraqitje në Bundesligën e Austrisë dhe ka shënuar tri gola. Me Salzburgun ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.