Fundamenti

Salustro pas katër ditësh përfundon provat dhe përgjimet telefonike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Gjilan ndaj grupit të njohur si “Lëvizja e lirisë” që po udhëhiqet nga trupi gjykues që po kryesohet nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, prokurorit Mauricio Salustros i janë dashur katër ditë që të përfundojë provat dhe përgjimet telefonike derisa një ditë i ka humbur duke i lexuar ato tha avokati Halit Azemi.

Procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Gjilanit ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë” janë shtjelluar e dëgjuar provat e ofruara nga ana e prokurorit Mauricio Salustro.

Në fakt këto prova që nga fillimi i ka kontestuar njëri nga avokatët mbrojtës Halit Azemi. Azemi tha se vërtet tani kanë hyrë në një fazë kur këto prova po bëhen gjithnjë e më të padurueshme.”Prokurorit Salustro i janë dashur plotë katër ditë që të dëgjojë vetëm përgjimet telefonike dhe një ditë që t`i lexojë ato” tha Azemi.

Azemi tha për rajonipress se në këtë proces gjyqësor disa nga të akuzuarit nuk kanë pranuar të deklarohen pasiqë ata pritet të mbrohen në heshtje. “Janë tre nga të akuzuarit e këtij grupi që nuk pranojnë të deklarohen, por në vend të saj e kanë zgjedhur heshtjen. Kjo për mua është e kuptueshme sepse ky grup akuzohet edhe për armë ndërsa ne ende nuk kemi parë asnjë të tillë. Fotot e sekuestruara nga EULEX-i janë foto që i takojnë kohës së luftës së UÇPMB-së dhe nuk janë foto ta reja” tha Azemi.

Azemi tha se në seancat e tjera që pritet të mbahen më 16 gushtë dhe në fillim të shtatorit pritet të merren në pyetje edhe të akuzuarit.

Mobi Casa

Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktëson se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë./rajonipress/