United Hospital

Salustro paralajmëron aktakuzë kundër “Grupit të Drenicës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prokurori i EULEX – it Maruizio Salustro ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj, deri më 23 dhjetor 2013, ndaj Sylejman Selimit – ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe 6 ish bashkëluftëtarëve të tij.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për Kosovapress se e konsideron jo ligjore, fyese, pretendimet e prokurorit të EULEX-it, se Selimi dhe të tjerët që luftuan për çlirimin e Kosovës do të ikin nga Kosova, për t`u mos u përballur me një gjykim të ardhshëm.

Sipas avokatit Gashi, prokurori pretendon se mund të ketë ndikim tek dëshmitarët në këtë çështje dhe në të njëjtën kohë, prokurori ka paralajmëruar ngritje të aktakuzës për disa ditë.

FIDANISHTJA

Gashi ka thënë se nëse është kështu, atëherë si mund të ndikohet tek dëshmitaret të cilët paskan dhënë deklarata gjatë hetimeve.

“Ne si avokat do të paraqesim kundërshtimet tona dhe mbetet që gjykata të vendos. Duhet thënë se paraburgimi është duke u përdorur si dënim, e jo si masë, thuajse në të gjitha rastet e hapura kundër pjesëtarëve të UÇK-së”, ka thënë ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.