Hidromorava

Salman Ruzhdie, shkrimtari i “mallkuar” vjen në Top Channel

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ai është një prej autorëve më të njohur në botë, për shkak se prej vitesh të tëra, është dënuar me vdekje nga ana e militantëve islamikë, për shkak të “Vargjeve satanike”.

Madje, vetëm pak ditë më parë, shpërblimi për vrasjen e tij u rrit me disa qindra mijëra dollarë. Bëhet fjalë për Salman Ruzhdie, i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive për Rudina Xhungën në emisionin “Shqip”, e cila do të transmetohet ditën e hënë. Më poshtë është një pjesë e shkurtër e intervistës.

Kriza apo fanatizmi është armiku numër një i botës në vitin 2012?

S’mund t’i rendis. Mendoj se bota është plot rreziqe. Niveli i rrezikut ndryshon. Po të më pyesnit para 20 vjetësh, do të thosha që sektarizmi dhe ksenofobia ishin rrezik. Në atë kohë të rënies së Bashkimit Sovjetik, me krijimin e nacionalizmit, rivalitetet dhe paragjykimet e ndryshme po ndiheshin gjithandej. Do të thosha që ky ishte një rrezik i madh. Ka qenë dhe periudha kur Al Kaeda u bë shumë e pranueshme nga ekstremistët fetarë. Kam përshtypjen se e kemi kaluar kulmin e saj, por bota është plot rreziqe. Është vend i rrezikshëm.

KKVITI

Vendi nga i cili vij është i rrezikuar edhe më shumë, për shkak të varfërisë.

Edhe unë vij nga një vend ku 90% e popullatës jeton nën nivelin e varfërisë, dhe 10%-ëshi tjetër është shumë i pasur. Ky është një faktor shumë destabilizues dhe i pashëndetshëm në një vend. India ka më shumë miliarderë se në të gjithë Azinë. Por ke dhe lagjet më të mëdha të varfra. 80-90% e popullatës jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe s’janë në gjendje të ushqejnë fëmijët si duhet apo të gjejnë një çati. Është diçka shumë e paqëndrueshme për shoqërinë dhe lejon ekzistencën e një politike të shtrembëruar. Një tjetër gjë që mendoj se është gabim tani në Indi, është se për shkak të diferencës së madhe ekonomike, ka shumë politika sektariane që janë në rritje, duke krijuar më shumë ndikim. Dalin përmbi mjerimin e njerëzve dhe shfrytëzojnë varfërinë e tyre ekonomike për të krijuar këtë politikë të prapambetur.

Cila është zgjidhja? Te perpiqesh t’i ndryshosh, apo t’i lësh këto vende e të ikësh, duke pritur që të ndryshojnë me kalimin e shekujve?

Të gjitha këto gjëra janë zgjidhje. Shumë njerëz ndiejnë nevojën të rrinë ku janë e ta bëjnë të funksionojë, por ne jetojmë në një epokë emigrimi në masë dhe është epoka në të cilën njerëzit kanë lëvizur më shumë mbi sipërfaqen e tokës se në çdo fazë tjetër të historisë së njerëzimit. Shumë prej kësaj nxitet nga arsyet ekonomike. Shumica e këtyre njerëzve lëvizin në kërkim të një jete më të mirë në një vend tjetër. Ndonjëherë nxitet nga politika, me kriza refugjatësh, si ajo që po ndodh tani në Sudan, me njerëzit që largohen nga regjimi autoritar dhe despotizmi. Më ka interesuar gjithnjë dukuria e emigrimit në masë, sepse edhe unë jam emigrant. Jam rritur në një vend ku kam jetuar për shumë kohë, dhe tani jetoj në një vend të tretë. Për mua është çështje personale të kuptoj natyrën e përvojës së emigrantit. Shumë prej saj është shumë me vlera, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe për problemet kulturore, shoqërore, intelektuale dhe imagjinare. Si për vendin që pret emigrantët, ashtu dhe për ata. Sepse jetojmë në një botë të vogël ku hasim shpesh njerëz që s’janë si ne.