Mobi Casa

Sallata e gjelbër, e shëndetshme edhe për lëkurë

/ 2 minuta lexim

Sallata e gjelbër (Lactuca Sativa) qëmoti ka zënë vendin e saj të rëndësishëm në kuzhinën botërore. Mirëpo, pak dihet deri më tani se sa e shkëlqyeshme është për lëkurën e fytyrës.

Prejardhja e saj nuk është përtuar saktësisht, por, sipas disa hulumtimeve, sallata e sotshme vjen nga Siberia. Në Persinë e vjetër ishte vlerësuar si bimë, e cila siguron gjumë të rehatshëm. Sallata e gjelbër është burim i shumë vlerave ushqyese për shëndetin tonë.

Uji Dea

Është e pasur me vitamina A, C, E, B1, B2, B3, B6, mineralet, fosforin, kalcium, magnez, hekur dhe bakër. Te sallata e gjelbër vlen rregulli: sa më e gjelbër, aq më shumë vlera ushqyese ka. Gjethet e saj përmbajnë dyfish më shumë vitamina C. Ndihmon te lëkura e thatë dhe e pëlcitur.

Disa gjethe të sallatës, i zieni në ujë për një minutë e më pas i vendosni në lëkurën e fytyrës, qafës apo pjesëve të tjera të trupit. Pas tridhjetë minutave hiqni masën, ndërsa fytyrën e pastroni me ujë të vakët dhe kamomil.