Sallah Sherifi trajner i dëshirueshëm e i respektuar tek SC Gjilani
Me dorëheqjen e trajnerit nga Vlora, Gentjan Mezanit, kryesia e SC Gjilanit pa hamendje edhe një herë ja ka besuar pankinen ikonës së “bardhekuqëve” të Gjilanit, Sallah Sherifit, i cili plot 20 vite është në këtë skuadër në shumë detyra të cilat ju kanë besuar nga kryesit e klubit ndër vite.
Sherifi njiherit ishte që nga themelimi i SC Gjilanit duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e gjelbërt për shumë vite.
Trajneri Sallah Sherifi shumë herë kishte udhëhequr SC Gjilanin nga pankina duke arritur rezultate tejet të kënaqshme, dhe duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një trajner mjaft të talentuar.
Kryetrajneri i ri i Gjilanit, Sallah Sherifi, ka theksuar se në taborin e “bardhekuqëve” nuk ka asnjë përçarje.
“Në këtë kampionat nuk kemi arritur gjatë këtyre 15 javëve pritshmërit tona të cilat i kemi pasur si synim, këtu kanë ndikuar shumë faktor dhe të gjitha këto duhet pranuar me sportivitet, pasi nuk kemi kohë të qahemi ne duhet ti përvishemi punës, ti përfundojmë edhe këto katër javë dhe pastaj të shohim se çka mundemi të riparojmë për stinorin pranveror, ne i gjithë stafi punues në skuadër kemi imperativ që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë krizë të rezultateve”, ka bërë të ditur ish-drejtori sportiv tani trajner Sallah Sherifi.
Sherifi ka theksuar se SC Gjilani nuk ka hequr dorë nga titulli i kampionit, Kupa e Kosovës dhe dalja në Evropë.
“Edhe para fillimit të kampionatit edhe tani ne synojmë këto pozita, do të konsolidohemi shumë shpejt, unë edhe një herë e falënderoj kryetarin e klubit Florim Zukën për besimin që ka në punën time, dhe së paku për këto katër ndeshje të kësaj pjese të kampionatit do të japim gjithçka nga vetja së bashku me futbollist që të rikthejmë besimin për rezultate pozitive”./rajonipress/

