Salla “Moderne” me shumë defekte, ndërpritet seanca e Kuvendit

Gjilan – Kanë kaluar gati gjysmë ore dhe seanca e Kuvendit nuk ka nisur ende për shkak të defekteve të shumta në zerim që ka kjo sallë. Nga këshilltarët e LDK-së kjo sallë është cilësuar si shumë moderne dhe evropiane, por në praktikë po del krejt e kundërta.
Këshilltarët komunal janë duke pritur për më shumë se gjysmë ore derisa të fillojë seanca për shkak të defekteve që janë paraqitur në sallën e re e moderne. Këshilltarët duhet të presin derisa të rregullohet teknika.
Ndryshe këshilltarët komunal sot duhet të diskutojnë dhe debatojnë për Planin operativ emergjent për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. Miratimi i iniciativës së Kryetarit të Komunës për nxitjen e bashkëpunimit Ndërkomunal me Komunat fqinje në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Propozim Vendimi për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim ndërkomunal me Komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë të tjera. Propozim vendimi për formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të Integritetit. Propozim Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim për periudhë afatgjatë (99 vite) për ndërtimin dhe vendosjen e Trafostacioneve 10(20) KË. Raporti i suksesit të nxënësve në fund të gjysmëvjetorit të pare 2015/16. Raportet e punës së Komiteteve të KK-Gjilan për vitin 2015. Raporti vjetor i Departamentit të Prokurimit për Kontratat e nënshkruara./rajonipress/